Bayer Leverkusen, javën e ardhshme mund të fitojë titullin

Bayern ndalet përsëri. Skuadra e Tuchel, pas humbjes ndaj Borussia Dortmundit, humbet edhe në transfertë ndaj Heidenheim 3-2. Tani Bayer Leverkusen, +16 para bavarezëve dhe duke fituar 1-0 ndaj Union Berlin, mund të bëhet kampion i Gjermanisë që në javën e ardhshme. Skuadrës së Xabi Alonso-s i ka mjaftuar penalltia e shënuar nga Wirtz në fund të pjesës së parë. Ndërsa Bayern kaloi në epërsi të dyfishtë në pjesën e parë me Kane dhe Gnabry, Heidenheim transformohet  në pjesën e dytë dhe rikthehet me një gol të Sessa dhe një dygolësh nga Kleindiest.

sfidanti.al