Shkarkohet maskota e QPR, flirtoi me tifozet

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Londër ku skuadra e QPR momentalisht ka mbetur pa një maskot. Njeriu që vishte kostumin e e maçokut Jude është pushuar me efekt të menjëhershëm pasi fotot në stadium e nxjerrin zbuluar. Bëhet fjalë për një nga njerëzit më të vjetër të punësuar në klubin londinez por gjatë kohëve të fundit, veprimet e tij kishin kaluar limitet dhe drejtuesit e larguan pasi i tërhoqën veshin disa herë. Tifozët nuk e kanë pranuar vendimin e klubit të Londrës Veriore duke kërcënuar se do të braktisin stadiumin pasi sipas tyre, Jude është e vetmja arsye që ata shkojnë në “Loftus Road” ku maçoku simpatik bën edhe numra të veçantë akrobatikë apo kërcime të ndryshme. Burime nga klubi bëjnë me dije se Jude ishte një karakter i veçantë por shpesh herë e tepronte me komentet ndaj femrave në stadium dhe ka pasur disa ankesa në drejtim të tij pasi ka tentuar t’u japë numrin personal në shumë raste. Pavarësisht paralajmërimeve të drejtuesve të QPR, ai nuk ndryshoi sjellje dhe mesa duket, fundi për të është larg klubit të zemrës.

sfidanti.al