Liverpool jep 150 milionë për Valverden

Liverpooli ka shprehur gatishmërinë që të paguajë 150 milionë euro për shërbimet e Fede Valverdes. Kjo nuk është hera e parë që një klub nga Premier ka tentuar të bëjë një ofertë për uruguaianin, pasi edhe më herët është raportuar se Man United ka shprehur interesim për transferimin e tij. Sidoqoftë, në zyrat e Realit janë të qartë dhe të bindur se Valverde nuk do të shitet për asnjë çmim. Valverde është pjesë e pazëvendësueshme në skuadrën e Carlo Ancelottit dhe përveç në rast kur ai shpreh dëshirën për largim, përndryshe do të vazhdojë të vesh fanellën e bardhë edhe për vitet në vazhdim. Në 2 tetor të vitit të kaluar, Valverde theksoi në një konferencë për shtyp se do të donte ta mbante shiritin e kapitenit në krah.

sfidanti.al