Pas një turneu vizitash nëpër Itali, Gjermani dhe Zvicër për të ndjekur lojtarët e kombëtares, trajneri Gianni De Biasi nuk është shumë i kënaqur nga ajo çfarë ka vënë re.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ginni de Biasi është i shqetësuar me lojtarët e tij, të cilët po aktivizohen shumë pak në skuadrat e tyre.
“I takova disa lojtarë. I fundit ishte Sadiku, që e pashë në ndeshjen e fundit, e që për fat të keq u mund 4:0. Ai vet ishte mirë, megjithatë kemi të njëjtin problem. Kohët e fundit lojtarët tanë nuk po luajnë shumë. I referohem këtu Ajetit, i cili dje luajti 90 minuta, apo Veselit që nuk u aktivizua. Situatë që nuk na ndihmon për të pasur një gjendje të mirë të ekipit për ndeshjen e marsit”, tha Gianni De Biasi për Top Channel.