Gabriel Fernandinjo de Zhesus është bërë beniamini i ri i tifozëve të Mançester Sitit, qëkur me golin që shënoi në ndeshjen e fundit me Suonsin në min. e 93-të, ai i dha fitoren ekipit të vet, duke i sjellë edhe tri pikët aq të dëshiruara. Por, në fakt, kush Gabtril Zhesusi? Në dorën e tij të djathtë, ju do të dalloni një tatuazh të një fëmije që mban topin, ndërkohë që sheh në drejtim ta favelave (lagje të varfra periferike të qyteteve brazialianë), ku ai edhe është rritur.
Ai ka kohë që mban etiketën “Nejmari i ri”, por Gabrieli është një lojtar i veçantë. Atë, prej një kohe të gjatë, e ndiqnin Barcelona dhe Reali, por thirrja e Guardiolës doli se ishte vendimtare që ai të shpërngulej në “Etihad”. Ai është rritur në një nga favelat e qytetit Zhardim Peri, ku ka jetuar deri sa mbushi 16 vjeç. Tifozët vendas, qëkur ai u bë futbollist i njohur, kanë shkruar me grafit, më gërma të mëdha, nëpër muret e këtij qyteti të vogël: “Unë edhe mund të largohem nga Peri, por Peri, asnjëherë, nuk do të më lëshoj mua!”.
Futbolli është jeta e tij, një biletë në një drejtim, drejt se ardhsmes më të mirë. “Ne luanim futboll që nga 8 e mëngjesit deri në orën 1 mbas mesnatës. Fqinjët tanë, vazhdimisht, nxeheshin me neve, madje, kishte edhe nga ata që thërrisnin policinë, nga e cila ne iknim me vrap”, tregon një shoku i tij i fëmijërisë, Rodolfo Augusto. Ai ka jetuar, bashkë më familjen e tij, në bodrumin e një shtëpie dhe shokët e tij thonë se paraja e madhe që ai po fiton tani, nuk e ka prishur atë. Ai i ka mbetur konsekuent mënyrës së jetës dhe vlerave, të cilat i njohu edhe vetë Pep Guardiola. Hoze Francisko Mamede që e ka stërvitur atë si fëmijë, kujton se Zhesusi vinte në stërvitje me këpucë futbolli të vjetra, ndërsa vinte atje (në stërvitje), pasi bënte në këmbë një orë e gjysmë, sepse nuk kishte para për biletën e autobusit. Këtë gjë ai e ka bërë gjashtë vite të plota dhe nuk mungoi në asnjë stërvitje. “Asnjëherë, nuk është vonuar, përkundrazi, gjithnjë vinte në stërvitje i pari dhe largohej i fundit. Nuk mungoi në asnjë stërvitje”, thotë Mamede.
Sfidanti.al