Çfarë luksi  i tepruar për Spanjën,  “furia e kuqe” pa Moratën në sulmin..botëror!

Trajneri i Spanjës, Hulen Lopetegi, zbuloi emrat e futbollistëve, te shërbimet e të cilëve ai do të mbështretet në kampionatin botëror të Rusisë (14 qershor – 15 korrik). Në këtë listë, u gjet vend edhe për Vitolon, Markos Alonson, Aspilikuetën dhe Odriozolën, por nuk pati vend për sulmuesin e Çelsin, Alvaro Morata. Ky sulmues i ri e humbi besimin e Antonio Kontes dhe nuk luajti në pjesën më të madhe të sezonit të Premier Ligës që është edhe arsyeja kryesore e mungesës së tij në listën e Lopetegit.

Portierë: De Hea, Kepa, Reina

Mbrojtës: Karvahal, Odriozola, Pike, Ramos, Naço, Aspilikueta, Zhordi Alba, Markos Alonso

Mesfushorë: Buskets, Saul Nigez, Iniesta, Tiago, Koke, Isko

Sulmues: Silva, Asensio, Lukas Vaskez, Diego Kosta, Rodirgo Morena, Aspas.

Spanja në Botëror ndodhet në Grupin B së bashku me Marokun, Iranin dhe Portugalinë.

Sfidanti.al