Cana apo Bogdani? Ekipi Shpresa…stacioni ” i minuar” për karrierën

Kur ekipi Kombëtar ka qëlluar pa trajner dhe fillon e nxitet numërimi ditëve apo javëve në zbulim të misterit, të gjithë shikojnë nga deti, prej të cilit do të mbërrijë njeriu i stolit. Ky ka qënë rituali në kohën e presidentit Duka. Kur Shpresa mbetet pa trajner është krejt ndryshe…pritet që trajneri të vijë nga toka. Sepse trajnerët e 21-vje[arëve nuk “lejohet” të jenë të huaj,  do të jenë prodhim vendi, bile nga ata që ta njohin mjaft mirë të zotin. Sa më shumë kalojnë ditët pa njeriun e stolit në Kombëtaren e dytë të Shqipërisë, aq më shumë na kujtohet një shprehje e goditur nga një profesor futbolli. Edhe pse nuk jemi të sigurt nëse e ka thënë Skënder Jareci, Zini Gjinali apo Lym Alla, fraza jeton gjatë: “ Një skuadër që qëndron me javë pa të zotin, duket më shumë e vdekur sesa e gjallë”.

Edhe pse radha “e qumështit” për të marrë Shpresën është tejzgjatur, dhe shefi argëtohet me pasarelën e kandidatëve që aktrojnë me zell, të qënurit pa trajner është një lloj funerali për këto mosha. Thonë se punët e mira duhen pjekur, por në rastin e mungesës së vendimit të shefit të madh, vonesa është argëtim për të dhe provë durimi për të tjerët. Flitet se në “big brother” kanë mbiijetuar vetëm dy erma të njohur, Cana dhe Bogdani. Të dy kanë bërë emër në fushë, të dy që synojnë  të ndezin karrierën edhe në stol. Bashkë, si në një mëndje, edhe mund të thonë “jo”,ngaqë një dështim tek Shpresa do t’i hidhte në det shpresën për të marrë Kombëtaren. Pastaj del në skenë plani B do të jetë Alban Bushi, një ish-bomber në fushë, por “golat”nuk i ndahen.

G.S