Jeta e futbollistit nuk është gjithnjë e bukur me lule dhe e lakmuar nga të gjithë. Ka nga ata që kanë luajtur me ekipe të mëdha dhe jeta nuk i ka afruar më shumë se të përballen me krizën ekonomike. Martin Mantovani është një ndër ta dhe tregon se kur zbarkoi në Itali, ishte i shtrënguar të flinte dhe në një stacion treni: “ Nuk kisha aq para për të siguruar një dhomë hoteli. I vetmi vend që gjeta ishte në një stacion treni dhe nuk kisha arsye ta mendoja dy herë. Kur u zgjova në mëngjes, papritur, e pashë veten të rrethuar nga njerëz me mjekër që ziheshin me njëri-tjetrin”.
Jeta ka ndryshuar për Mantovanin vetëm kur u teserua me klubin spanjoll Leganes, dhe rasti i tij kujtohet ngaqë u kthye përsëri në shinat e futbollit. Ka të tjerë, që nuk e patën këtë fat. Ju kujtohet Andreas Breme, një nga 3 gjermanët e Interit? Ka luajtur futboll në nivele të mëdha dhe harresa nuk e mund dot. Brehme do të ishte, edhe në këto momente, në një situatë të rëndë ekonomike, nëse miku i tij, Oliver Traube, nuk do t’i ofronte një vend pune në një kompani pastrimi. Një tjetër, Roberto Tavola, i cili ka luajtur me Juventusin në mesfushë, mund ta takoni në një dyqan rruge duke shitur gazeta. Edhe portugezi Manuel Dimash, ish-lojtar i Juventusit, mban shpirtin duke shitur lule. Ndërsa rasti i Pol Gaskonjit, përfaqëson kategorinë e futbollistëve, që kanë humbur duelin me alkooolin dhe nuk kanë forcë për ta mundur.