Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, ka lavdëruar sulmuesin Besart Berisha, derisa nuk tregoi nëse ai do të luajë të premten ndaj Islandës apo do të jetë i papërdorshëm nga trajneri.
“Nuk kam vendosur ende për formacionin, do të vendosim pak para ndeshjes”, tha Bunjaku.
“Besart Berisha është një sulmues i madh. Ka shënuar shumë gola në një ligë të mirë si ajo e Australisë. Ai futbollist i ndihmon shumë ekipit sepse ka mentalitet fitues”, shtoi më tej trajneri i Kosovës