Basha, njeriu i gabuar për ca përgjigje delikate

Mesfushori shqiptar Migjen Basha duket se po kalon një rini të dytë, dhe Bari qënka vendi ideal për të.

Pas një viti të shoqëruar nga dëmtimet e shumta në radhët e Torinos, ai është rikthyer më i fortë se kurrë duke marrë në dorë frenat e mesfushës së Barit. 20 ndeshje sezonale me fanellën e skuadrës së Barit që këtë sezon endet në zonën play off për t’u rikthyer në Serie A dhe paraqitje pozitive të 30-vjeçarit që ka fituar besimin e trajnerit Colantuono.

Në intervistën dhënë, Basha ndalet më pas te analiza që i bën grupit eliminator, duke e prauar se humbja me Izraelin e komplikon shumë situatën për Shqipërinë.

I pyetur për strategjinë që do të zgjedhë Shqipëria në ndeshjen e Palermos kundër Italisë, Basha shton se kuqezinjtë do ta ndërtojnë ndeshjen si të gjitha sfidat e tjera paraardhëse.