Berat Gjimshiti është padyshim lideri i Kombëtares shqiptare. Madje këtë ‘rol’, kapiteni i kuqezinjve ka filluar ta bëjë mjaft mirë edhe tek Atalanta. Në klubin bergamask, Gjimshiti është pika kyçe e repartit të mbrojtjes. Këtë formë të mirë të shqiptarit e tregojnë dhe statistikat e muajit nëntor. Mbrojtësi kuqezi nuk ka asnjëherë ‘lëkundje’ të formës së tij, madje është në një moment mjaft të mirë prej një kohe të gjatë. Sipas ekipit nga Bergamo, Gjimshiti është lojtari që ka rikuperuar më shumë topa në muajin nëntor. 30-vjeçari ka në ‘listën’ e tij 19 rikuperime të topit, më shumë se çdo lojtar tjetër tek ekipi italian
sfidanti.al