Torino ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serie A, duke u mundur 2-1 në transfertë ndaj Parmës.
Skuadra e drejtuar nga Marco Baroni nuk arriti të marrë pikë, duke e komplikuar situatën në kampionat.
Lajm shqetësues nga kjo sfidë ishte dëmtimi i mbrojtësit kuqezi, Ardian Ismajli. Ai u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 77-të, pasi nuk mundi të vazhdonte lojën. Futbollisti i Shqipërisë kërkoi zëvendësimin menjëherë. Ky dëmtim vjen vetëm pak ditë para ndeshjes vendimtare të Shqipërisë ndaj Serbisë. Në orët në vijim, Ismajli do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Rezultatet do të jenë vendimtare për pjesëmarrjen e tij në sfidën e radhës me Kombëtaren.