Barcelona ka shënuar të paktën një gol në 44 ndeshje radhazi, duke vendosur një rekord historik për klubin.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick po shfaq një identitet të qartë sulmues, duke u mbështetur te lojtarë si Lamine Yamal, Raphinha, Ferran Torres dhe Robert Lewandowski. Kjo ecuri dhe mënyrë loje, pasqyron punën e bërë fillimisht nga Xavi Hernandez, i cili i besoi gjeneratës së re të futbollistëve. Të rinjtë e asaj kohe sot janë kthyer në shtylla kryesore të formacionit. Tradita e lojës ofenzive të Barcelonës po rifiton shkëlqimin e dikurshëm. Rezultatet tregojnë një ekip më të qëndrueshëm dhe efikas në fazën sulmuese.