Raundi i dytë i Champions League zhvillohet këtë të martë me nëntë ndeshje në program.
Bayern Munich do të përballet në transfertë ndaj Pafos, në një sfidë ku gjermanët janë favoritë, pas fitores së parë kundër Chelsea.
Interi do të kërkojë fitoren e dytë, kësaj radhe në shtëpi ndaj Slavia Pragës, pasi ka nisur me sukses ndaj Ajax. Liverpool do të ketë një test të vështirë në Stamboll përballë Galatasaray, pas triumfit të vështirë ndaj Atletico Madrid. Vetë Atletico do të ndeshet me Eintracht Frankfurt në shtëpi. Real Madrid udhëton drejt Kazakistanit për t’u përballur me Kairat Almaty.Chelsea sfidon Benfica-n, ndërsa Atalanta pret Club Brugge. Tottenham do të përballet me Bodo/Glimt, kurse Marseille dhe Ajax do të masin forcat në Francë.
sfidanti.al