Kombëtarja e plotë në grumbullimin e parë

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji. Grupi aktualisht nuk është i plotë, të gjithë futbollistët do të jenë gati shumë shpejt, për të nisur përgatitjet për miqësoret e fillim qershorit, përkatësisht ndaj Liechtenstein dhe Azerbajxhan. Atmosfera duket mjaft pozitive, në prag të premierës së Europianit, aty ku Shqipëria do kërkojë të lërë gjurmë, pavarësisht se përballë në grup do jenë rivalë të kalibrit të Spanjës, Italisë dhe Kroacisë.

sfidanti.al