Klauzola e çuditshme e Chelseat për Brojën

Nëse Broja nuk luan titullar në 60% të ndeshjeve me Fulham deri në fund të sezonit, atëherë klubi londinez duhet të paguajë 4 milionë pound në llogarinë e Chelseat. Ky është detaji më interesant i kontratës së huazimit të sulmuesit shiptar nga Chelsea te Fulham ku këta të fundit paguan 750 mijë fillimisht por nëse bomberi nuk aktivizohet që nga minuta e parë në 9 nga 14 ndeshjet e mbetura, atëherë klubi nga “Craven Cottage” do të bënte një sakrificë të madhe dhe në këtë optikë, trajneri Marco Silva është vendosur në një pozitë të vështirë. Në dy ndeshjet e para me fanellën e bardhë ka qenë Muniz ai që është zgjedhur titullar dhe fakti që Fulham luan me 1 sulmues e bën edhe më të vështirë aktivizimin e Brojës titullar.

sfidanti.al