Super Bowl 58, u luajtën 23 miliardë $ në baste

Finalja e 58-të e Super Bowl e fituar nga Kansas Siti ishte e veçnatë jo vetëm për faktin se për herë të parë u mbajt në Las Vegas, por edhe për shifrat marramendëse të parave të qarkulluara rreth saj. Sipas ekspertëve eventi i transmetuar në CBC mbajti përpara ekranit plot 100 milionë telespektatorë. Sa i përket reklamave kanë qenë plot 50 kompani të cilat kanë paguar diçka më shumë se 7 milionë dollarë amerikanë për të reklamuar në 30 sekonda produktet e tyre. Madje njëri prej spoteve të transmetuar gjatë Super Boël 58 ka patur si regjizor dhe protagonist Martin Skorcezen.

Finalja e në qytetin e “mëkateve” ka hyrë në histori pasi për eventin janë vendosur diçka më shjumë se 23 miliardë dollarë. Kurrë më parë një finale e futbollit amerikan nuk kishte bërë që të luheshin shifra kaq të mëdha. Ndërsa sa i përket edicionit të radhës ai do të mbahet në Nju Orlins në stadiumin “Caesars Superdome”. Me këtë zgjedhje të NFL-së qyteti në fjalë organizon për herë të 11 këtë event duke barazuar qytetin e Majemit.

sfidanti.al