Kejn e thyen rekordin e Runit, trajneri i Anglisë ka shumë besim!

Garet Sauthgejts vetë ka qenë një mbrojtës, por një nga “dashuritë” e tij më të mëdha në kombëtare është një sulmues. Harri Kejn do të mbushë numrin 50 të ndeshjeve me Anglinë dhe shpresa është e madhe që ai të shënojë dhe të ndihmojë ekipin që të mundë një rival të fortë të Ligës së Kombeve si Belgjikën. Kejni pushoi në miqësoren ndaj Irlandës, dhe është gati, ndërsa Sauthgejt mendon se 26-vjeçari i ka të gjitha mundësitë që të bëhet shënuesi më i mirë i Anglisë për të gjitha kohët. Këtë rekord e mban Uejn Runi me 53 rrjeta, që kaloi ish-rekordin e Bobi Çarltonit me 49. Për momentin, ylli i Totenhemit ka 32 rrjeta, duke qenë 21 gola pas Runit, në vendin e gjashtë për të gjitha kohët. Gjithsesi, ai ka në dispozicion moshën dhe klasin.

Sfidanti.al