Katër gola për 38 milionë euro? Meriton një kontratë tjetër!

Ka një plan afatshkurtër dhe një afatgjatë. Në futbollin kinez padyshim po punohet me këtë të dytin, pasi ndryshe nuk mund të kuptoheshin disa vendime të drejtuesve të klubeve. Karlos Tevez është lojtari më i paguar i botës, me rrotë rreth 38 milionë euro në sezon, por në fushën e lojës argjentinasi nuk i është afruar aspak këtij niveli.

Ai ka shënuar vetëm 4 gola, një shifër që nuk do të pranohej as edhe për ndonjë sulmues krejt mesatar dhe në ndonjë skuadër të dorës së dytë në Angli, Spanjë, Gjermani, Itali apo Francë. Në Kinë është ndryshe dhe klubi Shangai Shenhua i ka ofruar Tevezit rinovimin e kontratës. Një nga drejtuesit më të lartë, Çu Zhun (Zhou Jun) pranon se “Tevez ka qenë një zhgënjim, por gjithsesi ne po bisedojmë për zgjatjen e kontratës”.

Kina dëshiron që futbolli i vendit të saj të jetë po aq i zhvilluar sa në Brazil, Gjermani, Angli apo Spanjë, dhe për këtë nuk po kursen paratë për imazhin duke ofruar emra të mëdhenj për të rritur interesin dhe shikueshmërinë, gjë që do të nxiste fëmijët kinezë të luanin futboll, do të shtonte të ardhurat dhe do të mundësonte që trajnerë më të mirë të vinin në Kinë.

Sfidanti.al