Mesut Ozil zbulon emrin e klubit të ardhshëm, çfarë finte…

Dihet se Fenerbahçja ka kohë që interesohet për shërbimet e futbollistit gjerman me rrënjë turke, Mesut Ozil, pasi dihet, tanimë, se ai do të largohet nga Arsenali gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, duke qenë se kontrata e tij me “topçinjtë” përfundon verën e ardhshme, ndërsa është e qartë se ai nuk ka ndërmend që të qëndrojë tek Arsenali. Për Ozilin kanë treguar interesim  disa klube, midis tyre edhe Fenerbahçja, por Ozili, sikurse duket, nuk ka ndërmend që ta vazhdojë karrierën e tij në Stamboll.

Thuhet se e ka informuar, tanimë, kryesinë e Fenerit se do të vazhdojë të qëndrojë në Premier Ligë dhe se ka marrë nga Mançester Junajtidi një ofertë të mirë, të cilën ai thotë se e ka pranuar.

“Ju faleminderit për ofertën tuaj, por, me të vërtetë, dua të qëndroj në Premier Ligë. Mançester Junajtidi më ka dërguar një ofertë të madhe dhe me siguri që unë do të shkoj në atë klub”, pretendohet se u ka thënë Mesut Ozili njerëzve kryesorë të Fenerit.

Sfidanti.al