PSZH-ja po del si favoritja kryesore për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Arsenalit, Aleksis Sançez, kontrata e të cilit me këtë klub londinez përfundon në maj të vitit të ardhshëm. Duket se futbollisti 28-vjeçar kilian nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin e tij me “topçinjtë”, kështu që klubi anglez do të jetë i detyrur që ta shesë atë, këtë janar, nëse do që të fitojë “ndonjë” para nga shitja e tij. Klubi francez i lartpërmendur do që ta sjellë Sançezin në radhët e veta, pasi nuk i sigurt për të ardhmen e Nejmarit.
Sa për kujtesë, Nejmari erdhi nga Barcelona te PSZH-ja, gjatë verës, pasi për të u pagua shuma rekord prej 222 milionë eurosh, por kanë filluar spekulimet për largimin e tij eventual nga klubi francez për në Spanjë, ku ai do të luajë me rivalin më të madh të Barcelonës, Realin e Madridit.
Sidoqoftë, për shërbimet e Sançezit, krahas PSZH-së, kanë treguar interesim edhe Mançester Siti dhe edhe Bajerni i Mynihut.
sfidanti.al