Dyzet e dy ndeshje radhazi duke shënuar të paktën një gol. Me fitoren e mbrëmshme 2-0 ndaj Espanjolit, Reali i Madridit ka thyer rekordin e vet prej 41 ndeshjesh të cilin e kishte vendosur në kohën e Zhoze Murinjos.
Ekipi i Zinedin Zidanit ka arritur gjithmonë të gjejë rrugën e rrjetës që nga 4 maji i vitit të kaluar dhe tani janë fare pranë rekordit që mbahet nga Barcelona. Katalanasit kanë shënuar 44 herë radhazi.