Tirana në telashe edhe prej…Orges Shehit

Rezultatet jo shumë pozitive në fushën e lojës mund të mos jenë telashi i vetëm i Tiranës në këtë sezon ku drejtësia sportive mund t’i japë klubit bardheblu një shuplakë tjetër. Çështja “Shehi” është në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve dhe mes të enjtes e të premtes do të marrë një drejtim përfundimtar. Një faturë financiare e rëndë për tu paguar, sepse paga e ish-teknikut ishte 8500 euro dhe për më tepër bardheblutë kanë në listpagesë tani edhe Ahmatajn. Në këtë pikë, shpëtimi mund të jetë janari, ku pjesët e çmuara të Tiranës, që kanë treg jashtë kufijve, mund të bëhen të sakrifikuar, duke filluar nga Hasani.

sfidanti.al