Tragjedi në futbollin brazilian ku 21-vjeçari Caio Henrique ndërroi jetë pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshjeje të niveleve amatore në San Antonio da Platina në shtetin e Paranasë. Nga ngjarja, ngelën të plagosur edhe disa lojtarë të tjerë ndërsa në impiant mungonin ambulancat. Lojtarët u transportuan në spital me makinat e rastit por lojtari i ri nuk mundi të mbijetonte duke ndërruar jetë pak çaste më vonë.
sfidanti.al