Nuk ka shkuar mirë udhëtimi drejt Shkodrës i Skënderbeut. Jo edhe aq për barazimin, pasi mund të quhet resultat i pranueshëm, por për klimën e krijuar rreth skuadrës. Tifozët besnikë që kishin ndjekur ekipin protestuan në përfundim të takimit, duke mos qenë të kënaqur me lojën e futbollistëve të tyre. Presion i madh ndaj trajnerit Andrea Agostineli i cili shihet si fajtori kryesor për gjendjen.
Ndërkaq, penalltia e humbur duket se ka lënë shenjë tek Hamdi Salihi. Sulmuesi shkodran, ka deklaruar pas takimit se do të duhet të marrë pushim, por jo përsa i përket lojës. “Duhet të marr një pauzë për gjuajtjet e penalltive, – tha Salihi, – nuk do t’i gjuaj më”. Sulmuesi humbi 11-metërsh edhe në ndeshjen ndaj Kukësit në Shkodër, që përfundoi po 0-0.