Gjithçka mund të vendoset për fare pak. Teuta e Vllaznia janë rivalët kryesorë për titullin në Superligë, dhe nëse fitojnë ndeshjet e javës së fundit, titulli do të përcaktohet nga golaverazhi. Durrsakët kanë një ndeshje më të lehtë, atë në stadiumin e tyre ndaj Apolonisë së vendit të fundit, që është e rënë nga kategoria. Në të kundërt, shkodranët kanë një sfidë të fortë edhe pse në “Loro Boriçi” sepse presin Laçin, ekipin e vendit të katërt dhe që e ka një shans sado të vogël për titullin.
Dy ekipet kanë nga 63 pikë, ndërsa Teuta ka golaverazh më të mirë vetëm me një gol, +21 ndaj +20 të Vllaznisë. Nëse fitoret do të ishin me diferencë të njëjtë golash, kampion do të shpallej ekipi i trajnerit Edi Martini, i cili po ashtu do ta fitonte titullin me sukses më të thellë sesa ai i trajnerit Tomas Brdariç. Nëse Vllaznia fiton me Laçin me diferencë një gol më të madhe sesa Teuta me Apoloninë, atëherë shkodranët shpallen kampionë. Kjo sepse, golaverazhi i dy skuadrave do të ishte i barabartë, por kuqeblutë kanë shënuar më shumë gola, 42 ndaj 36.
Partizani mund të shpallet kampion nëse fiton në fushën e Bylisit dhe nëse Teuta e Vllaznia do të dilnin barazim, ndërsa Laçi do të merrte titullin nëse do të fitonte në Shkodër, e nëse Teuta e Partizani do të barazonin.
Golaverazhi: Teuta 36-15 (+21), Vllaznia 42-22 (+20), Partizani 49-21 (+28).
Ndeshjet direkte: Teuta-Laçi 1-1, Laci-Teuta 1-0, Teuta-Laci 1-0, Laci-Teuta 0-0.
Teuta-Vllaznia 0-0, Vllaznia-Teuta 1-0, Teuta-Vllaznia 1-0, Vllaznia-Teuta 0-0.
Laçi-Vllaznia 1-0, Vllaznia-Laçi 1-2, Laçi-Vllaznia 0-0.
Vllaznia-Partizani 1-0, Partizani-Vllaznia 0-0, Vllaznia-Partizani 0-0, Partizani-Vllaznia 0-1.
Partizani-Laçi 0-0, Laçi-Partizani 3-2, Partizani-Laçi 1-1, Laçi-Partizani 2-2.
Sfidanti.al