Sezoni i ri në Shqipëri nis në 28 gusht, si do të “ndahen” titujt këtë vit?!

Në Federatën Shqiptare të Futbollit i hodhën “zarat”, ndërsa bojkot nuk pritet të ketë. Nuk ka vit elektoral në vendin tonë këtë herë, ndërsa shpresa është që ligjet e sponsorizimit apo të tatimeve të ndikojnë sado pak. Pra, do të nisim në 28 gusht për sezonin e ri 2021-2022, dhe edicioni nis me Superkupën, ku do të luajnë Teuta me Vllazninë. Superliga nis në 11 shtator dhe përfundon në 26 maj të vitit të ardhshëm. Kategoria e Parë fillon në 11 shtator dhe përfundon në 7 maj 2022, ndërsa Kategoria e Dytë nis në 19 shtator e mbyllet në 1 maj 2022 Kupa e Shqipërisë nis në 11 shtator me turin paraeleminator, ndërsa finalja është parashikuar në 31 maj 2022 në “Arenën Air Albania”. Pyetja që mund të bëhet është se si “do të luhet” për titujt e kupën, pra cilët mund të jenë ekipet që “i kemi xhan”, dhe ata që janë “të njerkut”.

Sfidanti.al