Është hedhur shorti për sezonin e ri të Superligës shqiptare, dhe që në javët e para luhen përballje për titull. Në javën e dytë Partizani pret Kukësin, një javë më vonë, në të tretën, luhet sfida Skënderbeu-Partizani, ndërsa në javën e katërt është ajo mes Kukësit e Skënderbeut.
Java e parë do të vendosë përballë kampionen e Superligës, Kukësin, me atë të Kategorisë së Parë, Kamzën, ndërsa Partizani luan në fushën e tij me Laçin, ndërsa Skënderbeu pret në Korçë, Flamurtarin.
Edicioni i ri i Superligës nis në datën 9 shtator, sipas vendimit të marrë së fundmi nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Sfidanti.al