Bolitieri: Tenisi i Noles më ngjan me një vepër të Mikelanxhelos!

Tenisti legjendar amerikan, Nik Bolitieri, gjithashtu, një nga njohësit më të mirë të tenisit në botë, beson se tenisti serb, Novak Gjokoviç, i ka të gjitha mundësitë që ta fiojë turneun e Uimbëlldonit dhe të kthehet përsëri në majë të tenisit botëror. “Unë, gjithnjë, kam thënë se Novaku nuk ka asnjë problem me goditjet dhe teknikën, por problemet i ka brenda në kokën e tij. Unë po e ndjek atë në Uimbëlldon dhe mund të them se tenisi i tij mua më ngjan me ndonjë vepër të Mikelanxhelos. Besoj se Gjokoviçi do të festojë në Uimbëlldon dhe, shumë shpejt, do të kthehet në krye të listës së ATP-së”, thotë Botilieri. Në 1/8 e finaleve, Gjokoviçi do të luajë me Adrian Manarinon.

Sfidanti.al