Trajneri Agostineli i Skënderbeut, duket se e ka kuptuar që nuk mund të vazhdojë të përdorë si mburojë frazën e tij standarte: “Kemi pikë të plota dhe për momentin nuk më intereson shumë cilësia e lojës”. Kampionët nuk i kanë më tw gjitha pikët, pasi janë mundur fundjavën e shkuar nga Tirana, ndërsa në Korçë kanë filluar të këmbëngulin, që me mbërritjen e italianit ekipi e ka gjithnjë e më të ë vwshtirë të shkojë te goli. Skënderbeu do të ketë nesër një tjetër ndeshje të vështirë, kundër Kukësit në shtëpi dhe skuadra e Gjokës është shumë e aftë për të bërë dëme, nëse nuk je në ditën më të mirë.
Pas kthimit të Lilajt, mungesa e të cilit u ndje shumë në ndeshjen e fundit, problemet e Agostinelit nuk kanë përfunduar. Salihi vuan një dëmtim, madje sipas informacioneve të fundit ndodhet në Serbi për t’u riaftësuar. Ndërkohë që dyshja e sulmit nuk mund të përbëhet më nga Xhejms dhe Zhunior, pasi kështu kalon numri i lejuar prej katër të huajsh në fushë, që në një formacion normal përbëhet nga Radas, Fukui, Orelesi dhe një prej sulmuesit. Pra trajnerit do t’i duhet të modifikojë edhe skemën taktike, ose të përdorë Gavazajn që nga minuta e parë.