Prag Tirana-Partizani, a do ta mundë frika sot futbollin në derbi?!

Më në fund Botërori kaloi dhe vëmendja do të jetë e plotë. Vjen pikërisht në kohën e duhur derbi i madh i kryeqytetit që do të luhet sonte në orën 20:00 në “Arenën Air Albania”. Tirana pret Partizanin në ndeshjen më të ndjerë të kampionatit shqiptar, ndërsa dy ekipet janë edhe rivalë për titullin, madje duket se janë pretendentët e vetëm. Për fat, trajnerët Shehi e Kolela nuk kanë mungesa të rëndësishme, përveçse ndonjë dyshimi. Kampionëve u kthehet Behiratçe dhe formacioni nuk ndryshon në krahasim me Kastriotin.  Dyshimi i vetëm është nëse në mbrojtje luan Toshevski apo Lulaj. Të kuqtë po ashtu do të kenë formacionin standard, me sulmin ku janë të sigurt Cara e Skuka, por mbetet balotazhi Hoti-Mensah. Nuk pritet që tifozët ta mbushin plot “Arenën Air Albania”, pasi parashikohen të shiten deri në 12 000 bileta. Ritmet nëpër biletari nuk kanë qenë tepër të larta. Gjithsesi, mjaftojnë mijëra tifozë që ta fitojnë derbin e tyre.

Formacionet e mundshme

Tirana (4-3-3): Bekaj Lulaj Najdovski Behiraçe Ismajlgeci Deliu Aleksi Kallaku Hasani Patrik Xhixha.

Partizani (4-3-3) Rexhepi Hadroj Bitri Sota Buxhelaj Rrapaj Matondo Murataj Hoti (Mensah) Skuka Cara.

Sfidanti.al