Nuk ka ndodhur në verë, por pikërisht tani, gjatë Kupës së Botës. Kristiano Ronaldo e ndoshta edhe agjenti i tij Nunjez, u janë ofruar gjithë klubeve që luajnë në Ligën e Kampionëve. Një pohim vjen nga anëtari i bordit drejttës të Ajntrahtit të Frankfurtit, Aksel Helman. “Ai na u ofrua edhe neve, – tha Helmani për DAZN-in, – kam përshtypjen se i është ofruar të gjitha skuadrave që luajnë në Champions”. Për momentin, janë 16 ekipe në Ligën e Kampionëve, mes të cilave Reali, PSG, Bajerni, Frankfurti, Dortmundi, Liverpuli, Siti apo Çelsi.
Sfidanti.al