Partizani ndalet nga Dinamo, trajneri Mehmeti shqetësohet nga mossinkronizimi Kallaku-Skuka!

“Magjistari” i të kuqve i këtyre javëve nuk mundi të bënte ndonjë mrekulli pikërisht përballë ish-ekipit të tij. Skuka ka qenë shpëtimtar për Partizanin në ndeshje të caktuara, veçse ndaj Dinamos nuk mundi të shënonte. Barazimi 0-0 i prishi punë të kuqve që synojnë zonën e Europës, padyshim që i prishi shumë punë edhe Dinamos që rrezikon rënien nga kategoria. Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, ishte shumë i shqetësuar për faktin se ekipi i tij nuk mundi të shënonte. “Problemi ynë, – tha ai, – janë 20 metrat e fundit. Gjithçka tjetër ishte shumë mirë, ekipi di të luajë, por nuk është e lehtë të sinkronizosh Kallakun me Skukën”. Partizani ka 30 pikë, duke qenë 5 pikë poshtë vendit të 4-ët që e mban Vllaznia, ndërsa “nëndetësja” ka vetëm 20 pikë, vetëm 2 pikë larg vendit të parafundit që të zbret direkt në Kategorinë e Parë, ndërsa rivalët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Sfidanti.al