Partizani, Mehmeti shqetësimi më i madh

Adnard Mehmeti dhe dëmtimet duket se nuk po i ndahen njëritjetrit gjatë më shumë se një viti që kur mesfushori është transferuar te Partizani nga Erzeni për shumën e 100 mijë eurove. Në këtë sezon ai është titullar i padiskutueshëm, por herë pezullimet e herë lëndimet nuk po e lejojnë të jetë stabël dhe të tregojë cilësitë e tij. Edhe kundër Dinamos, i riu nga Vushtrria la fushën në pushimin mes pjesëve prej problemeve fizike.

sfidanti.al