Partizani më në fund ngjitet i vetëm në krye të Superligës, 2-0 Luftëtarit

Partizani u ngjit në krye të Superligës shqiptare pas një fitoreje komode ndaj Luftëtarit në “Selman Stërmasi”. Pavarësisht se të kuqtë patën frikë për cilësinë e fushës, kjo nuk i pengoi edhe sepse gjyqtari ua dha një dorë. Penalltia e dhënë në favor të Ekubanit u duk pak si e lehtë për t’u dhënë, por Jemini nuk ngurroi. Po ashtu, arbitri nuk ngurroi të përjashtonte nga loja që në minutën e 40-të lojtarin e Luftëtarit, Mutumana.

Golat për të besuarit e Starovës u shënuan nga Batha me penallti në 5’ dhe nga Ekuban në të 43-ën, pas një aksioni të bukur të Partizanit. Pjesa e dytë ishte më e thjeshtë, pasi skuadra gjirokastrite nuk ishte në gjendje të reagonte nën dy gola dizavantazh, me një lojtar më pak dhe në fushë kundërshtare.

Partizani kryeson me 58 pikë, 3 më shumë se Kukësi që do të luajë të dielën ndeshjen në fushën e vet ndaj Vllaznisë, dhe 8 më shumë sesa Skënderbeu, që gjithashtu ka ende për të luajtur.

Sfidanti.al