Nuk është Ekuban dhe për golin e fitores mendon sulmuesi i zhytur prej kohësh në stol, izraeliti Azubel, i cili edhe mund të qortohet për rastet e shumta të humbura në “Elbasan Arena”. Sifoqoftë, ishte një ndeshje delikate për “demat” që nuk mundën ta luanin gjithë takimin me vazhdimësi, duke i dhënë mundësi Korabit të ngallej dhe t’i afrohej shumë pranë aventurës edhe pse ishte i dominuar përgjithësisht. Në prag të ndeshjes me Skënderbeun, edhe Starova nuk e fshehu dëshirën për të marrë 3 pikë. “Sigurisht, që do të jetë një ndeshje me histori tjetër ajo në Korçë. A jemi gati? Si mund të themi që nuk jemi gati, kur përballë kemi ekipin që duam të rrëzojmë nga froni..”
Edhe në Vlorë histori e ngajshme për shkak të rezultatit, vetëm me një gol për vendasit nga Shehaj, disa momente të mira nga futbollistët e Mezanit, por më pas një lloj frike pasi Laçi e kuptoi se Flamurtari ishte bamirës në hapësira. Pati edhe raste që mund ta prishin logjikën e ndeshjes, por futbollistët e Mezanit dhe vetë ai e theksuan se 3 pikët në këtë ndeshje me spec ishin gjëja më e mirë për ta.
Tani Partizani dhe Skënderbeu janë bashkë me 32 pikë, 3 pikë pas Kukësit, kurse Flamurtari është në kutoën e 17pikëve. Mos harroni se FSHF i ka hequr 6 pikë dhe mund të synonin Europën në këto momente.
Sfidanti.al