Zinedine Zidane nuk ndalet me trofe edhe nga stoli!

Real Madridi ka fituar Kupën e Botës për Klube me shumë vështirësi, pasi iu deshën vazhdimet për të triumfuar në fund 4:2, ku skuadra japoneze bëri paraqitje fantastike.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili fitoi trofeun e tretë me “Los Blancos” ende pa mbushur një vit në stolin e Mbretërve, tha se për t’i arritur këto gjatë vitit 2016 kanë vuajtur shumë dhe se tani është koha që të pushojnë dhe të rikthehen furishëm.

“Për të arritur këtu ku jemi, është dashur të vuajmë – këtë e keni parë edhe sot. Lojtarët luftuan deri në fund. Duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë”, tha fillimisht Zizu pas titullit të tretë me Real Madridin.

“Jo gjithmonë fiton duke luajtur mirë. Tani duhet të shijojmë këtë dhe të pushojmë, para se të rikthehemi në stërvitje me 27 dhjetor”, shtoi Zizu