Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, është shpallur lojtari më i mirë në Gjermani. Madje për të ka votuar edhe trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, i cili zgjodhi Tonin para Messut Ozil, transmeton Gazeta Express.
“Toni ka luajtur në nivele të larta këtë vit. Ai fitoi Ligën e Kmapionëve me Real Madridin dhe ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme me Kombëtaren”, tha fillimisht Low për Bild.
“Ju gjithmonë mund të mbështeteni në të dhe kjo ishte arsyeja e mjaftueshme që të votoja për të. Pas Kroos, kam votuar për Ozil dhe Manuel Neuer”, deklaroi më tej ai.