Kur dhuna nuk lejon as të nderohet një legjendë si Ali Mema!

Njeriu i madh i futbollit shqiptar që u desh nderuar sot, Ali Mema, ishte nga ata që “nuk dinte t’i bënte keq as një mize”. Ishte nga ata që nuk dilte nga shtëpia kur Tirana e tij humbiste, dhe nuk ishte aq njeri saqë nuk e njihte fjalën “pazar”. Sot, përpjekja për të nderuar kujtimin e legjendës, që iku prej nesh, dështoi për turpin e atyre që futbollin e kanë bërë leckë, dhe që nuk duan ta pranojnë as si shërbëtor në shtëpi, por thjesht si një lopë për ta mjelë, apo si “dashnore” për të shfrytë epshet.

Nëse një “kastravec” si sulmuesi Ngo mund të ketë gabimet dhe fajet e veta, pala tjetër, pra drejtuesit e Laçit, duhej të kishin mbajtur dorën dhe gojën, dhe të mos binin në nivelin e një futbollisti të ri, që në fund të fundit nuk është as nga Shqipëria, dhe as nuk e ka idenë se cili ishte Ali Mema. Kjo nuk ndodhi, dhe goja e dora nuk u mbajtën, por u konsumua një turp që do të mbetet në historinë e futbollit shqiptar. Po i lemë 9 minutat që shtoi gjyqtari Kridens Meta, ndonëse ato ishin “shkëndija që ndezi zjarrin”, por ajo që ndodhi më pas na turpëroi të gjithëve.

Sfidanti.al