Mbahet mend për momentet e shkëlqyera të vjetshme. Skënder Gega doli kampion me Partizanin sezonin e kaluar, duke rikthyer titullin pas 26 vjetësh, por tani duket se është gati për t’u kthyer në Superligë. i largua nga të kuqtë, për mosmarrëveshje me drejtuesit sipas burimeve pranë tij, duket se ka vendosur të jetë trajner i Kukësit. Burime pranë klubit verior pohojnë se presidenti Gjici vazhdon të kërkojë një njeri sa më serioz për stolin, edhe pse për momentin aty është i ulur Orges Shehi.
Gega provoi të drejtonte në Lindjen e Mesme, në të njëjtën zonë gjeografike ku kishte qenë përpara sesa të udhëhiqte Partizanin, por u pengua nga epidemia e koronavirusit, duke mbetur i bllokuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka informacione lidhur me kohëzgjatjen e një kontrate të mundshme, apo lidhur me aspektin financiar, por me gjasë mund të jetë një akord 1+1, ose dyvjeçar.
Përsa i përket teknikut të tanishëm të Kukësit, Orges Shehit, ky pritet të drejtojë sezonin e ardhshëm Teutën ose Apoloninë e Fierit. Kjo, në varësi të rezultateve të Edi Martinit në Durrës, si dhe të ngjitjes së mundshme të fierakëve në Superligë sezonin e ardhshëm. Ish-portieri dhe kapiteni i Skënderbeut, e nisi detyrën e teknikut pikërisht te skuadra korçare sezonin e kaluar, pas largimit të Ilir Dajës.
Sfidanti.al