Guardiola i jep fund telenovelës Sane: Nuk do të rinovojë me Manchester City

Leroy Sane do të largohet nga Manchester City këtë verë apo tjetrën në varësi të kohës se kur të arrijë akordin me ndonjë klub tjetër. Vetë trajneri i Citizens konfirmoi gjithcka teksa deklaroi se futbollisti ka refuzuar të rinovojë kontratën me skuadrën angleze

‘Leroy ka thënë se nuk dëshiron që të zgjasë kontratën duke nisur që nga sezoni i ardhshëm-tha Guardiola-nëse në fund te këtij sezoni do të arrijmë një marrëveshje me një klub ai do të largohet. Në rast të kundërt do të lërë skuadrën kur të mbyllë kontratën vitin e ardhshëm. Klubi i ofroi rinovimin e kontratës 2 apo 3 herë Sane, por e ka refuzuar. Kur i bëjmë një ofertë një futbollisti është sepse e duam në ekip. i bëmë tentativat tona përpara dhe pas dëmtimit të tij, por ai ka të tjera iluzione. Duam futbollistët që dëshirojnë të qëndrojnë këtu. Është një djalosh i jashtëzakonshëm, e kam shumë për zemër, nuk kam asgjë kundër tij, por ka vendosur që të provojë një tjetër aventure në karrierën e tij’.

Sfidanti.al