Neymar, i dënuar t’i paguajë 6.7 milionë dëmshpërblim Barcelonës

Neymar do të duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 6.7 milionë Euro në favor të Barcelonës. Mbyllet në këtë mënyrë cështja mes  sulmuesit dhe klubit katalanas. Gjithcka nisi në 2017  pas transferimit të Neymar tek Paris Saint Germaini. Në atë rast Barcelona i kërkoi futbollistit t’i kthejë 14 milionë Eurot që iu dhanë pas rinovimit të kontratës në tetor të 2016 të kataloguar si bonusi i besnikërisë, para të cilat Barcelona i konsideroi se nuk ia detyrohej futbollisti duke qenë se Neymar vetëm pas pak muajsh vendosi të largohej.

Nga ana e tij, Neymar e kërkonte përfitimin e shifrës së plotë për të cilën u arrit edhe akordi prej rinovimit të kontratës rreth 26 milionë Eurosh si dhe interesat e akumuluar nga vonesa e pagesës, për një vlerë totale prej 43.6 milionë Eurosh. Por në këtë betejë ligjore ishte Neymari ai që doli i humbur dhe jo vetëm kaq, por do t’i duhet edhe t’i paguajë një dëmshpërblim prej 6.7 milionë Euro ish klubit të tij, dicka që theksohet edhe në një komunikatë zyrtare të Barcelonës

Sfidanti.al