Bundesliga ka tërhequr vëmendjen e të mëdhenjve të evropës. Pas kalimit të Timo Werner të Chelsea, një tjetër talent i kampionatit gjerman ka tërhequr jashtë mase vëmendjen dhe bëhet fjalë për 21 vjecarin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz i cili duket se është në radarët e Realit të Madridit.
Talenti i futbollit gjerman është gati të lërë skuadrën e aspirinave, por sipas tabloidit ‘The Sun’ Havertz do të largohet nga Leverkuseni vetëm me një kusht; të jetë titullar te skuadra ku do të shkojë të luajë. Gjithnjë sipas asaj që publikohet në median britanike dhe më konkretisht te Sky Sports UK, edhe Chelsea është i interesuar për Haverts pavarësisht nënshkrimit me Eerner, ndërkohë që Bayer Leverkusen ka kërkuar 100 milionë Euro për kartonin e futbollistit.
Sfidanti.al