Gaz Demi nuk dëshiron ta “shesë” Tan Mehmetin, Partizani në mëdyshje pas sherrit!

Vështirë të besohet se do të vazhdojnë së bashku. Zv. trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, nuk doli në stërvitje bashkë me skuadrën, dy ditë pas barazimit me Kukësin, ndërsa klubi ende po diskuton për fatin e tij. Konflikti me trajnerin kryesor, Franko Lerda, ishte i ashpër dhe për momentin, të kuqtë e kanë pezulluar Mehmetin, në pritje të një vendimi përfundimtar. Mësohet edhe se janë vendosur gjoba për të dy.

Gjasat janë që ndihmësi i Lerdës të mos vazhdojë në krah të italianit, për shkak se marrëdhëniet janë prishur përfundimisht, por mësohet se presidenti Gazmend Demi, dëshirontë mendohet mirë përpara se të japë verdiktin. Burime në klub bëjnë me dijë se Mehmeti deshi të largohej në fund të sezonit të kaluar, pas ikjes së Skënder Gegës, por ishte vetë Demi që vendosi “veton” për ta mbajtur, duke e quajtur të rëndësishëm për skuadrën.

Lerda pati konflikt me Mehmetin edhe në korrik të këtij viti, madje u përplas edhe me Korrado Sakonen, përgatitësin atletik, të cilin klubi e zbriti në Partizanin B. Pavarësisht nga vendimi për ndihmësin shqiptar, edhe pozitat e trajnerit italian nuk janë shumë të sigurta, pasi drejtuesit nuk është i kënaqur me ecurinë e skuadrës. Problemi kryesor, siç mësohet nga burimet në klub, është rroga e lartë e Lerdës, që besohet se arrin në 13 000 euro në sezon.

Sfidanti.al