Sfidanti.al : “ Ata të FSHF-së kur ishte puna me fakset e UEFA-s për trukimet i fshihnin, kurse tani për fakset e Tiranës u bënë shumë të ..sinqertë”
Mladen Milinkoviç (trajner i Luftëtarit): “ Kam dëgjuar shpesh nga futbollistët e disa ekipeve që thonë se do të shpallen kampionë, kurse tanëve u kam thënë mos mendoni as për Europën..”
Safet Gjici ( president i Kukësit): “ Kështu më pëlqen më shumë. Në fillim pushtuam Europën dhe tani e ka radhën Superliga, por le të ecim bashkë..”
Sulejman Starova ( trajner i Partizanit): “ Edhe në stërvitje nuk e kisha parë ekipin që të luanin pa kokë e pa këmbë. Ishim ne që e zbukuruam Luftëtarin…”
Ilir Daja ( trajner i Skënderbeut): “ Doni më shumë gola ? Atëherë po u them futbollistëve kampionë se nuk duhet të qëdnrojnë me shpinë nga porta kundershtare..”
Luan Vukatana ( ish-futbollist i Vllaznisë): “ Legjendat e futbollit i kemi parë në fushë dhe iu falemi, por ata nuk kanë lidhje me ata që dalin nga sirtarët e FSHF-së”
Gentjan Mezani ( trajner i Flamurtarit): “ Kur e pëson golin në fund të ndeshjes të duket sikur fitoren e ke bërë dhuratë dhe ndihesh disi i vejdhur..”
Ardit Hila ( futbollist i Teutes): “ E dija se do te ishte ndryshe me kthimin e trajnerit Magani, por nuk e dija se do ta isha unë pronari i golit me Tiranen..”