Flamurtari merr pikë mbijetese në Durrës, rrezikon Teuta!

Shpëtim Duro duket se po bëhet vërtet një “shpëtim” për Flamurtarin. Trajneri arriti rezultatin e tretë pozitiv radhazi, këtë herë një barazim me shije fitoreje në fushën e një rivali drejtpërdrejt për mbijetesën si Teuta. Përfundoi 0-0 në “Niko Dovana” dhe tani vlonjatët u barazuan me pikë me Tiranën, tani me nga 32. Kombinuar me humbjen e Laçit në Kukës, Flamurtari është tani 3 pikë mbi vendin e parafundit që të zbret në Kategorinë e Parë.

Në Durrës, natyrisht ishin vendasit që bënë diçka më shumë, por jo aq sa për të shënuar. Flamurtari u përgjigj diçka më rrallë, por Duro po krijon dalë nga dalë skuadrën sipas parimeve të tij, në radhë të parë të fortë në fazën mbrojtëse, për të mos pësuar gol. Për gjendjen në të cilën ndodhet, Flamurtarit i ka dalë për mirë. Gjithsesi, siç ndodh në mjaft nga ndeshjet e Superligës, asnjëherë nuk mund të hiqen dyshimet për vërtetësinë apo jo të lojës dhe të rezultatit. Duke qenë se jetojmë në Shqipëri, e dimë se gjithçka mund të ndodhë.

Sfidanti.al