Gjokoviçi – përballë “terrorit” antidoping..tortura e tij e papreferuar

Federata Botërore e Tenisit ka paralajmëruar se, në të ardhmen, ajo do ta forcojë edhe më tepër kontrollin e dopingut në tenis. Numri i testeve përkatës do të rritet në 8000, pothuajse dy herë më shumë sesa vitin e kaluar, 4899, ndërkohë që mostrat që do t’u merren tenistëve, do të ruhen për një kohë më të gjatë sesa deri tani. “Mbrojtja e integritetit të tenisit do të jetë prioriteti nr.1, me synimin që tenisi të mbetet një sport i pastër. Përmirësimet e reja do të japin një kontribut të ri pozitiv dhe ne e përshëndesim forcimin e masave të antidopingut”, thotë presidenti i kësaj Federate (ITF), Dejvid Hagerti. Duke pasur parasysh se tenisti serb, Novak Gjokoviç, ka qenë, gjatë vitit të kaluar, një nga tenistët më të testuar, pritet që, në të ardhmen, Nole (Gjokoviçi) të përjetojë një “terror” të vërtetë antidopingu.

Sfidanti.al