Formula 1 Sauber ‘braktis’ Ferrarin, nis bashkëpunimin me Hondën

Tani është zyrtrare; Sauber do të përdorë motorët Honda në garat e Formula 1 duke nisur nga viti 2018. Skuderia zvicerane vendosi që të heqë dorë nga motorët Ferrari për t’i besuar Hondës e cila furnizon me motorë edhe skuadrën e McLaren. ‘Do të jetë një nder që të bashkëpunojmë me Hondën. Me këtë kontratë të re bëmë një tjetër hap të madh dhe tani presim me entuziazëm që të nisim punën-tha shefja Ekzekutive e Sauber, Monisha Kalterborn’. Ndërkaq, Honda ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me McLaren pavarësisht zërave për një ‘divorc’ me skuderinë britanike pas 2 sezonesh. ‘Do të jetë një sfidë e re për ne-tha Drejtori I Komunikacionit të Hondës, Katsuhide Moriyama-do të forcojmë repartet për zhvillimin e makinës dhe do të shfrytëzojmë avatazhin që do të kemi 2 skuadra’.

Sfidanti.al