Eshtë përsëri Ekuban që shënon dhe Partizani merr një tjetër tri pikësh shumë të rëndësishëm në “Selman Stërmasi”, këtë rradhë ndaj Korabit. Sulmuesi ganez është kthyer në golashënues në Shqipëri, ashtu siç nuk ka qenë kurrë gjatë të gjithë karierës së tij. Ka luajtur më parë në Lega Pro të kampionatit Italian dhe në 86 ndeshje ku është aktivizuar ka shënuar vetëm 12 gola. Ky ishte goli i pestë i Kaleb, ndërkohë që sezonin e kaluar me A.C. Renate iu deshën 31 ndeshje, për të shënuar vetëm 4 gola. Partizani ka domunuar në pjesën e parë të takimit, por goli erdhi edhe si pasojë e një gabimi fatal të Vujadinoviç, i cili topin e marë nga Dukuçi ia dhuron Ekuban që godet saktë.
Në pjesën e dytë hyn në lojë Starova me filozofinë e tij, duke thirrur në pankinë Bardhin dhe dërguar Ramadanin, lojtar ky që vendoset përpara mbrojtjes. Ndërkohë që dibranët kanë insistuar deri në fund në këtë pjesë loje dhe nëse Plaku nuk do të ishte aq i pafat, sa të përplaste sërish topin në shtyllë, vetëm pak centimetra larg saj, nuk do të ishte mëkat sikur rezultati përfundimtar të ishte ndryshe.
Në Laç u prezantua një Flamurtar tjetër nga ai që nuk paguhet dhe na fakt diktoi pjesën më të madhe të transfertës së Laçit. Vlonjatët shënuan që në të 28’ me anë të Radoviç, më pas e kontrolluan lojën dhe në të 79’, një goditje e Hair Zeqirit u përplas në traversë. Laçi nuk ishte aq agresiv, por me shumë fat, kur pak përpara vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit, Lulaj e barazon rezultatin, pas një hutimi të mbrotjes mike.
Korabi – Partizani 0-1
Laçi – Flamurtari 1-1