Lushnja dhe Kamza me pikë të plota, duhen gjetur kundërshtarët

Rezultate interesante edhe në Kategorinë e Parë, ku kryesueset në grupet A dhe B, Kamza me Lushnjën, vazhdojnë të udhëheqin me pikë të plota (15) në pesë ndeshje të luajtura. Por nëse në veri, Besëlidhja është ndjekëse e afërt e skuadrës së Devollit, në jug myzeqarët vazhdojnë të thellojnë diferencën. Në “Roza Haxhiu është një dopjetë e Cankës, sulmuesit që në pesë ditë ka shënuar po aq gola (tre në Elbasan dhe dy sot në shtëpi), të parin me 11 metërsh të fituar nga Sefa. Për ta ekzekutuar penalltinë u deshën disa minuta, pasi stafi i Shkumbinit hyri në fushë për t’u “sqaruar” me arbitrin dhe debate nuk ka qenë aspak miqësor. Në Grupin A, Kamza fiton 1-2 në Mamurras, madje edhe këtu kemi një dopietë të Rezit edhe ky një shënues i rregullt, por ka fituar edhe Besëlidhja në transfertën e vështirë të Krujës, pas një goli të shënuar me fat nga Bajiç, pas ekzekutimit të një goditje dënimi, por që u ndihmua nga devijimi i Lulajt që ndodhej në murin mbrojtës.

Java V/ Rezultatet

Grupi A

Besa – Iliria                          1-0

Tërbuni – Shënkolli            0-0

Erzeni – Burreli                   1-0

Mamurasi – Kamza             1-2

Kastrioti – Besëlidhja         0-1

 

Grupi B

Lushnja – Shkumbini         2-0

Bylis – Elbasani                   0-0

Sopoti – Dinamo                 1-1

Apolonia – Turbina            1-1

Pogradeci – Tomori           0-0